Flash News

KRYESORE

Vendimi i paprecedentë i Gramoz Ruçit, kërkon nga Garda të bëjë kontroll të rreptë për deputetët e opozitës

Vendimi i paprecedentë i Gramoz Ruçit, kërkon nga Garda të

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë një vendim të paprecendetë për të kontrolluar rreptësisht deputetët e opozitës në hyrje të godinës. Deputetët Edi Paloka dhe Tritan Shehu e kanë konsideruar si tregues të frikës së kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që theksuar se deputetët nuk janë as terroristë dhe as kriminelë.

“Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si “leckë”, u shpreh Paloka.

Ndërsa Shehu tha: “Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët, as në Parlamentin Evropian.”

Por Ruçi bëri të paditurin për këtë situatë: “Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.”

“Mos bëj si halabak, mos prek punonjësit”, Gramoz Ruçi fyen kreun e opozitës dhe ndërpret seancën

Të fundit