Flash News

KRYESORE

Varianti i Taulant Ballës dhe Petro Koçit: Pse Berisha e akuzoi Artur Meçollarin

Varianti i Taulant Ballës dhe Petro Koçit: Pse Berisha e akuzoi

Kreu i grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, kanë dhënë një tjetër variant se pse ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Artur Meçollarin, një prej anëtarëve të grupit negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Sali Berisha ka një konflikt personal me Artur Meçollarin, me refuzimin e Artur Meçollarit për të firmosur heqjen nga plani i përhapjes së forcave tona të armatosura dhe detare në veçanti për një tekë, interes familjar, ku ka qenë i përfshirë sekseri serb i Sali Berishës, Damir Fazlliç dhe zyra e avokatisë e vajzës së Sali Berishës”, deklaroi Ballla.

Ndërkohë zëvendësministri i Mbrojtjes, Koçi shkruan në Facebook se “u shkarkua si Komandant në detyre i Forcës Detare vetëm 24 orë pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Fazllicit dhe bashkëpunëtorëve të tij në klanin Berisha”.

 

Të fundit