Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Urimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania dhe Italia: Gjeni zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë. Mali i Zi: Jemi shembull i bashkëpunimit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë urime të shumta për 10 vjetorin e pavarësisë. Deri më tani, zyra e shtypit ka shpërndarë mesazhet nga Gjermania, Italia, Austria, Mali i Zi, Kroacia dhe ish-zv/presidenti amerikan, Joe Biden.
Gjermania dhe Italia theksojnë mbështetjen për Prishtinën në procesin integrues, ndërsa i bëjnë thirrje që të gjejë një zgjidhje së bashku me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Në mesazhin e Podgoricës vlerësohen marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në rajon.
“Kuiz”/ 10 vjetori i pavarësisë, a dini t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve për Republikën e Kosovës?
Filip Vujanovic – President i Malit të Zi
I dashuri President,
Në emër të qytetarëve të Malit të Zi, dhe në emrin tim personal, Jua dërgoj urimet e përzemërta me rastin e festës kombëtare, 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira më të mira për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.
Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre. Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.
I nderuari President, Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës Tuaj të lartë. Ju lutem i pranoni konsideratat e mia më të larta.
Alexander Van der Bellen – President i Austrisë
I nderuari z. President,
Ju faleminderit për ftesën për festimet e datës 18 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me keqardhje më duhet të Ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë.
Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave Tuaja të marrë me këtë funksion të lartë.
Frank-Ëalter Steinmeier – President i Gjermanisë
Zoti President,
Në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj ju uroj nga zemra.
Kur kthej kokën nga dhjetë vjetët e shkuar, gëzohem posaçërisht të shoh se shtetësia e Kosovës është arritur të konsolidohet në mënyrë të qëndrueshme. Më shumë se 110 njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe rishtazi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian paraqesin një bazë të qëndrueshme për zhvillime të tjera të suksesshme në vendin Tuaj.
Në vitet e ardhshme mbetet qenësore që Kosova të vazhdojë me vendosmëri rrugën e reformave, para se gjithash në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Unë, veç kësaj, Ju inkurajoj që së bashku me Serbinë të bëni hapa përpara në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ju mund të jeni të sigurt se Gjermania do të mbetet edhe më tej një partnere e besueshme e Kosovës.
Edhe në emër të bashkëkombësve të mi, të gjithë qytetarëve në Kosovë iu uroj një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri, ndërsa Juve mbarësi.
Sergio Mattarella – President i Italisë
Shkëlqesisë së tij Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, kam kënaqësinë që në emër të popullit italian dhe në emrin tim t’Ju përcjell urimet më të mira të prosperitetit dhe mirëqenies për Republikën e Kosovës.
Gjatë këtyre dhjetëve vjetëve, Prishtina dhe Roma kanë ndërtuar një marrëdhëniet të fortë dypalëshe. Italia ka rikonfirmuar vazhdimisht afërsinë e saj me Kosovën, duke përcjellur – siç dëshmohet edhe nga pjesëmarrja jonë në misionet ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i – forcimin e institucioneve dhe sigurisë së saj.
Për më tepër, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian që nga pavarësia e saj, një synim që duhet realizuar përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetet fqinje, veçanërisht me Serbinë, dhe miratimin e reformave të brendshme që kanë për qëllim konsolidimin e rendit dhe ligjit.
Duke Ju uruar sukses të plotë në ceremonitë për festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ku për fat të keq nuk do të mund të marr pjesë, edhe një herë shpreh urime më të përzemërta për Ju dhe për popullin mik kosovar.
Kollinda Grabar-Kitaroviç – Presidente e Kroacisë
I nderuari z. President,
Përzemërsisht Ju falënderoj për letrën Tuaj në të cilën me ftoni në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18 shkurt të vitit 2018 në Prishtinë.
Fatkeqësisht, për shkak të obligimeve shtetërore të dakorduara më herët, nuk do ta kem mundësin të jem e pranishme në ngjarjen e cekur. Gjithashtu, dua t’ju informoj që në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mua do të më përfaqësojë zonja Marija Kapitanoviq, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës.
Juve zotëri President, Ju dëshiroj mbajtjen e suksesshme të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin Tuaj dhe tërë popullin kosovar. Republika e Kroacisë fuqimisht e mbështet pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si dhe realizimin e anëtarësimit në integrimet euro-atlantike.
Shpresoj që se shpejti do ta kemi një rast ku mund t’i shkëmbejmë mendimet, si për perspektivat e avancimit të mëtejshëm e raporteve tona, ashtu edhe mbi çështjet e rëndësishme, që i kontribuojnë stabilizimit të gjendjes në Evropën Juglindore dhe përfundimit të projektit të unifikimit evropian.
Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Letra e plotë:
Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për festimin e Ditës së Shtetësisë tuaj, së bashku me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e popullit të Kosovës.
Elizabeth R
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Claude-Juncker, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Letra e plotë:
Shkëlqesia Juaj,
Ju faleminderit për letrën tuaj dashamirëse të datës 26 janar 2018 përmes së cilës më keni ftuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, më 18 shkurt 2018, në Prishtinë.
Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të jap një përgjigje pozitive për ftesën tuaj për shkak të angazhimeve ekzistuese në ditën përkatëse.
Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju informoj se do të vij për një vizitë në Prishtinë më 28 shkurt 2018, në kuadër të vizitës sime në Ballkanin Perëndimor.
Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjellë dëshirat e mia më të mira për ngjarjen solemne.
Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit tëdhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Letra e plotë:
Shkëlqesi,
Në emër të të gjithë kanadezëve, do të doja t’ju falënderoj për ftesën tuaj xhentile. 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës është një mundësi për të festuar të gjitha arritjet që njerëzit tuaj kanë bërë në dekadën e fundit.
Më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’ju bashkohem më 18 shkurt, për shkak të një agjende tashmë të plotë; megjithatë, një përfaqësues kanadez do të jetë i pranishëm për të përcjellë rëndësinë e marrëdhënieve tona, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta
Ju dëshiroj juve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës gjitha të mirat përderisa ju shënoni këtë ditë të lumtur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38