Trump shpall planin për përmirësimin e infrastrukturës së SHBA, nga 200 mld dollarë fondi do arrijë në 1.5 trilion dollarë - Politiko.al

Trump shpall planin për përmirësimin e infrastrukturës së SHBA, nga 200 mld dollarë fondi do arrijë në 1.5 trilion dollarë

Trump shpall planin për përmirësimin e infrastrukturës së SHBA, nga 200 mld dollarë fondi do arrijë në 1.5 trilion dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të hënën planin e tij të shumëpritur për përmirësimin e infrastrukturës së vendit. Ai e diskutoi nismën me zyrtarë lokalë dhe të shteteve.

Plani synon t’i shndërrojë fondet federale prej 200 miliardë dollarësh në një investim prej 1,5 trilion dollarësh, për riparimin e rrugëve, urave, hekurudhave dhe objekteve të tjera të infrastrukturës amerikane.

Në një mesazh në Twitter, presidenti Trump tha se “kjo do të jetë një javë e rëndësishme për infrastrukturën. Pas shpenzimit me budallallëk prej 7 trilionë dollarësh në Lindjen e Mesme, tani është koha që të fillojmë të investojmë në vendin tonë!”

Në takimin me zyrtarët nga i gjithë vendi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se shpenzimet ushtarake në Lindjen e Mesme e kishin lënë rajonin “më keq se sa ishte para 17 vjetësh kur ne hymë aty”.

“Ne do të ndërtojmë. Do të mirëmbajmë. Rrugët tona janë në gjendje të keqe. Ne do të modernizojmë”, tha Trump, raporton ‘Voa’.

Ai premtoi se procesi për lejet për ndërtimin do të reduktohej “nga 10 vjet në dy vjet, ose ndoshta një vit. Uashingtoni do të jetë partneri juaj”.

COMMENTS

error: Content is protected !!