Trafikonin marijuanë me anë të postës, arrestohen dy shqiptarët në Itali - Politiko.al

Trafikonin marijuanë me anë të postës, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Trafikonin marijuanë me anë të postës, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët trafikonin lëndë narkotike duke përdorur shërbimin postar.

Sipas medieve italiane, shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.N e K.G 29 e 37 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit kishin zgjedhur një shërbim privat postar me anë të së cilit transportonin lëndën narkotike marijuanë, nga Roma në Londër.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga kamerat e sigurisë në këtë zonë, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që trafikonin drogën.

Shqiptarët u arrestuan në flagrancë pasi ishin paraqitur në zyrat e agjencisë  postare për të verifikuar destinacionin e drogës.

Nga ky operacion policia bëri të mundur sekuestrimin e 75 kg lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

COMMENTS

error: Content is protected !!