Flash News

KRYESORE

Tjetër lëvizje në Top Channel, Blushi shkarkon drejtorin e Informacionit

Tjetër lëvizje në Top Channel, Blushi shkarkon drejtorin e

Top Channel nuk po gjen ‘paqe’ as i takon pozicionit të drejtorit të Informacionit. Politiko.al ka mësuar se drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka shkarkuar drejtorin e komanduar të Informacionit, Endri Xhafo.

Mësohet se Xhafos i është komunikuar se do të qëndrojë në detyrë deri në datën 15 Mars ku me shumë gjasë do të prezantohet edhe drejtori i ri Informacionit. Burime nga Top Channel i thanë Politiko se raportet mes Blushit dhe Xhafos kanë qenë të tendosura dhe mes tyre ka pasur edhe debate sa i takon lajmeve të transmetuara në TCH.

Endri Xhafo u komandua në postin e drejtorit të Informacionit të Top Channel pas largimit të Sokol Ballës.  

Të fundit