Flash News

KRYESORE

Tirana e Veliajt sërish rekord, lejet e ndërtimit u rritën me 118%

Tirana e Veliajt sërish rekord, lejet e ndërtimit u rritën me

Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në vend gjatë vitit 2017 është rritur ndjeshëm, ku rekordin e mban Tirana, duke paralajmëruar për një valë të re ndërtimesh në afatin e mesëm.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Përqendrimi më i madh i lejeve ka qenë në kryeqytet. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje me një rritje prej 118% në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë.

Në rritje ka qenë dhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet. Në vitin 2016 janë dhënë gjithsej 106 leje ndërtimi në Tiranë, për një sipërfaqe prej 209.3 mijë metra katrorë, ndërsa në 2017-n numri i lejeve arriti në 231 për një sipërfaqe totale prej 522 mijë metra katror. Pra për sipërfaqe, rritja ishte 2.5 herë. Sipërfaqja e planifikuar për ndërtim në Tiranë, është sa 60% e totalit për gjithë Shqipërinë, raporton ‘Monitor’.

Pas Tiranës, për leje ndërtimi kryeson Fieri, me 133 leje të dhëna për gjithë vitin dhe Durrësi me 105 leje. Qytetet ku nuk ka interes për ndërtime janë Kukësi dhe Dibra, ku numri i lejeve të dhëna ka qenë minimal.

Të fundit