A do të kalojnë në Vetting të dorëhequrit? Alibeaj: Të ndërhyjë ONM nëse është e nevojshme - Politiko.al

A do të kalojnë në Vetting të dorëhequrit? Alibeaj: Të ndërhyjë ONM nëse është e nevojshme

A do të kalojnë në Vetting të dorëhequrit? Alibeaj: Të ndërhyjë ONM nëse është e nevojshme

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit  ku u diskutua për dorëheqjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe kalimi i tyre në sistemi i Vettingut, deputetet i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe njëkohësisht kryetari i këtij komisioni, u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të kalojnë patjetër në sitën e Vettingut.

“Do t’i bëjmë letër organeve të Vettingut  dhe ONM për të ndërhyrë në legjislacion nëse ka nevojë, për të parë nëse duhet apo jo të amnistohen gjykatësit dhe prokurorët pas dorëheqjeve. Mirë do të ishte të mos amnistoheshin, pasi nuk është e këshillueshme”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

 Kujtojmë që në Gjykatën Kushtetuese mungojnë tre gjyqtarë pasi Vladimir Kristos i ka mbaruar mandati, ndërsa dy të tjerë, Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj kanë dhënë dorëheqje për arsye personale.

 Ditën e djeshme u vendos që Imeraj të mos kalonte në sistemin e Vettingut.

COMMENTS

error: Content is protected !!