“Romana Vlahutin na kërkon një aleancë qelbësirash për hatër të integrimit” - Politiko.al

“Romana Vlahutin na kërkon një aleancë qelbësirash për hatër të integrimit”

“Romana Vlahutin na kërkon një aleancë qelbësirash për hatër të integrimit”

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Mërtirit, Vlahutin po u kërkon shqiptarëve një “aleancë qelbësirash” për hatër të integrimit.

Mërtiri thekson se Vlahutin nuk gjen dot një sukses të qeverisë së Edi Ramës dhe për këtë arsye ka mbetur vetëm te reforma në drejtësi.

“Është e qartë që realiteti shqiptar nuk mund të njihet nga vila në Rollin Hills, të blerë tek oligarkët e Ramës me paratë e Europës për dyfishin e vlerës reale, ndaj është vështirë që Vlahutin të shikojë se në çfarë bataku është zhytur ky vend. Natyrisht që ajo nuk mund të shohë as statistikat e INSTAT-it, të publikuara pikërisht sot, të cilat thonë se mbi 300 mijë njerëz janë larguar nga sytë këmbët për të emigruar në BE këto vite”, shkruan ndër të tjera Ergys Mërtiri.

Reagimi:

Vlahutin na kërkon një aleancë qelbësirash për hatër të integrimit

Romana Vlahutin na tha sot se integrimin në BE e kemi në dorë vetë. Gjithçka mund të realizohet vetëm duke u bashkuar të gjithë “në një aleancë të fortë kundër padrejtësive dhe krimit”. Sipas saj, Shqipëria është shumë pranë çeljes së negociatave, pasi ajo ka bërë një progers të madh, sidomos me reformën në drejtësi.

Pra, sipas znj. Vlahutin Shqipëria mund të hyjnë në BE vetëm duke bërë një aleancë qelbësirash, në luftë kundër qelbit: Të bëhemi bashkë, pozitë e opozitë, policë e kriminelë, hajdutë dhe të vjedhur, vrasës e viktima, për të luftuar të zararet tona, në mënyrë që shefat e Vlahutinit në BE të binden se ne e mertiojmë të jemi mes tyre!

Që ky vend është në një degradim total dhe nuk sheh gjekundi asnjë lloj progresi, këtë e kupton kushdo, qoftë edhe thjesht nga vetë fakti që një zëdhënëse në anglisht e Rilindjes si Vlahutin, nuk gjen dot një aspekt për ta trumpetuar si sukses të qeverisë, ndaj dhe mbetet, laj-thaj, tek reforma në drejtësi. Po të paktën kërkojmë të mos fyejë inteligjencën tonë, se për të vetën, u kuptua që nuk e ka problem.

Është e qartë që realiteti shqiptar nuk mund të njihet nga vila në Rollin Hills, të blerë tek oligarkët e Ramës me paratë e Europës për dyfishin e vlerës reale, ndaj është vështirë që Vlahutin të shikojë se në çfarë bataku është zhytur ky vend. Natyrisht që ajo nuk mund të shohë as statistikat e INSTAT-it, të publikuara pikërisht sot, të cilat thonë se mbi 300 mijë njerëz janë larguar nga sytë këmbët për të emigruar në BE këto vite.

Romana, nuk ka pasur sy të shohë përgjatë këtyre viteve, as korrupsionin dhe degradimin e shtetit, as shkeljet katastrofike të ligjeve dhe institucioneve, as monopoletas, uzurpimin e pushteteve të pavarura, as drogën dhe krimin e organizuar. Por megjithatë ajo pretendon të shohë atë që nuk e sheh askush në këtë vend: Progresin e madh të qeverisë!

Paradokset bëhen të pashmangshme kur aktorët e huaj përfshihen si lojtarë në llucën e një kënete lokale e provinciale si Shqipëria. Deri diku, kjo ka ndodhur edhe më parë dhe nuk kemi asgjë të re për t’u çuditur, por për herë të parë, niveli i horrllëkut dhe budallëkut të huaj është kaq flagrant dhe kaq qesharak.

COMMENTS

error: Content is protected !!