Flash News

KRYESORE

Qeveria e Tsipras përpara provës, 2500 autobusë do mbërrijnë në Athinë të dielën, pritet protestë masive kundër ‘Maqedonisë së Epërme’

Qeveria e Tsipras përpara provës, 2500 autobusë do

Janë të paktën 2500 autobusë me protestues nga e gjithë Greqia që do të mbërrijnë të dielën në Athinë, për të marrë pjesë në organizimin në sheshin ‘Sintagma’. Protesta e nesërme ka për qëllim të jap një përgjigje të qartë kundër përfshirjes së termit ‘Maqedoni’, në emrin e ri që do të mbajë Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Negociatori i OKB-së, Methju Nimiç ka propozuar emrin ‘Republika e Maqedonisë së Epërme’, që është pranuar nga qeveritë në Athinë dhe në Shkup, por që po kundërshtohet ashpër nga disa parti greke dhe nacionalistët.

Protesta e Athinës pritet të jetë edhe më e madhe se ajo e zhvilluar pak ditë më parë në Selanik, ku morën pjesë më shumë se 100 mijë njerëz.

Organizimi i së nesërmes mund të jetë vendimtar për qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras, e cila po përballet me kritika të ashpra dhe krisje brenda koalicionit. Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias dhe dy ministra të tjerë janë kërcënuar me vdekje nga ekstremistët, për shkak të negociatave me Shkupin.

Të fundit