Flash News

KRYESORE

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç për kufirin

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç

Kryeministri Haradinaj, prezantoi sot para kabinetit qeveritar aneks marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të Çakorrit dhe Kullës, e cila mori aprovimin e kabinetit qeveritar për t’ia përcjellë Kuvendit të Kosovës për miratim.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo është një e arritje e institucioneve të Kosovës, në këtë rast e të gjithëve që ishin përfshirë në këtë temë.

“Mendoj se me këtë deklaratë të përbashkët të presidentëve, si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi dhe bazuar në këtë po ashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votoj marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se kjo marrëveshje si e tillë ka po ashtu një element shumë të rëndësishëm që është vullneti politik i institucioneve të Kosovës por edhe atyre të Malit të Zi që vërtet rishikimi dhe korrektimi të jetë substancial dhe të respektohen të drejtat e bazuara në të gjeturat e trupave punuese, në këtë rast të Komisionit të Ri shtetëror të Kosovës dhe njëkohësisht krijimi i trupës së përbashkët Kosovë-Mali i Zi.

Kryeministri Haradinaj përgëzoi Kosovën për këtë marrëveshje të arritur, duke theksuar se institucionet po e tregojnë zotësinë që të gjitha temat e vështira në tavolinë t’i zgjidhin duke e respektuar të drejtën e popullit të Kosovës.

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir Metën si negociator për kufirin; zbardhet takimi i presidentit të Shqipërisë në “Villa Gorica”

Të fundit