Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, kishte gënjyer në vitin 2006 për një bisedë të Putin - Politiko.al

Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, kishte gënjyer në vitin 2006 për një bisedë të Putin

Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, kishte gënjyer në vitin 2006 për një bisedë të Putin

Një gënjeshtër e lëshuar në vitin 2006 i ka kushtuar shumë Ministrit të Jashtëm të Holandës, Halbe Zijstra, i cili ka dhënë përfundimisht dorëheqjen nga posti. Ai pranoi se kishte gënjyer kur tha se kishte dëgjuar personalisht, presidentin Putin duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe”.

Vetë Zijlstra ka thënë se kredibiliteti i tij tashmë është dëmtuar nga kjo çështje dhe është e pamundur për të që të vazhdojë punën në të tilla kushte.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e një mbledhjeje që ka ndodhur në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet Baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje, shkruan “rel”.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të rëndësishme gjeopolitikisht dhe ka folur në mënyrë publike, duke shpjeguar se ka dashur ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

COMMENTS

error: Content is protected !!