Matjet e audiencës/ 'Fiks fare' nuk ka rivalë, dyfishin e shikueshmërisë së 'Stop'-it - Politiko.al

Matjet e audiencës/ ‘Fiks fare’ nuk ka rivalë, dyfishin e shikueshmërisë së ‘Stop’-it

Matjet e audiencës/ ‘Fiks fare’ nuk ka rivalë, dyfishin e shikueshmërisë së ‘Stop’-it

Të hënën debatet politike janë pa intensitet për dy arsye: Top Channel nuk e ka më emisionin politik të së hënës pas ikjes së Sokol Ballës dhe Opinion-i i Klanit fillon kur Real Story në Vizion Plus i kanë mbetur edhe 15 minuta.

Efekti i krahasimit ka kuptim vetëm për dy emisionet satiriko-investigative Fiks fare dhe Stop. Gjatë gjithë gjatësisë së transmetimit emisioni i Top Channel e ruan epërsinë me rivalin e Klanit. Në një amsë të tillë sa në segmente të caktuara kalon edhe dyfishin e shikueshmërisë.  

Politiko.al publikon çdo ditë grafikun e shikueshmërisë në katër televizionet kombëtare, sipas një marrëveshjeje me Abacus Research që operon në treg që prej vitit 2011.

COMMENTS

error: Content is protected !!