Flash News

KRYESORE

Lu ‘kap’ peshkun e parë të madh, Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë me urdhër të Rex Tillerson

Lu ‘kap’ peshkun e parë të madh, Adriatik Llallës dhe

Departamenti i Shtetit ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Vendimi është bërë publik të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, thekson  se vendimi për masën e ndalimit është bërë për shkak të  përfshirjes së Llallës në raste të mëdha korrupsioni. Bashkë me ish-kryeprokurorin është ndaluar dhe hyrja në Amerikë e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

 Në ligjin amerikan  parashikohet gjithashtu se Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

 

Të fundit