Kryeministri Rama fyen Robert Ndrenikën dhe Bujar Asqeriun: Nuk e di çfarë plasje kanë; nuk më japin dot leksione - Politiko.al

Kryeministri Rama fyen Robert Ndrenikën dhe Bujar Asqeriun: Nuk e di çfarë plasje kanë; nuk më japin dot leksione

Kryeministri Rama fyen Robert Ndrenikën dhe Bujar Asqeriun: Nuk e di çfarë plasje kanë; nuk më japin dot leksione

Kryeministri Edi Rama nuk heziton të fyejë as figura të mëdha të popullit tonë si Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu, vetëm për të mbrojtur vendimet e tij, që një pjesë e shqiptarëve i konsiderojnë të gabuara.

Alarmi i ngritur nga dy artistët e mëdhenj, jo vetëm për teatrin dhe ligjin për kulturën, por edhe për dhunën e çdo lloj forme që po ushtrohet ndaj qytetarëve, është injoruar dhe ironizuar nga kryeministri i vendit.

Në replikën me një komentues në ‘Facebook’, Rama thotë se “nuk e di çfarë plasje kanë” dy aktorët, por askush nuk nuk mund t’i japë leksione dhe se projekti i tij për teatrin do realizohet, duan apo s’duan Ndrenika, Asqeriu dhe aktorët e tjerë.

Komenti: E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit…kështu jemi pothuaj të gjithë, edhe pse të japim voten që të mos fitojë më ai Qoftëlargu!

Përgjigjja e Edi Ramës: Jo Andi nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan! 

 

COMMENTS

error: Content is protected !!