Komiteti i Stabilizim-Asociimit, deputetët PD: Reforma zgjedhore jo si ‘territorialja’ dhe ajo e ‘drejtësisë’; korrupsioni është ngritur në sistem - Politiko.al

Komiteti i Stabilizim-Asociimit, deputetët PD: Reforma zgjedhore jo si ‘territorialja’ dhe ajo e ‘drejtësisë’; korrupsioni është ngritur në sistem

Komiteti i Stabilizim-Asociimit, deputetët PD: Reforma zgjedhore jo si ‘territorialja’ dhe ajo e ‘drejtësisë’; korrupsioni është ngritur në sistem

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformes Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se konsensusi për reformën zgjedhore është jetik për suksesin e saj. Në takimin e përbashkët me eurodeputetët, Bylykbashi vuri në dukje se shitblerja e votës është problemi kryesor për Shqipërinë, raporti i OSBE/ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave në 2017-ën. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votes.

Bylykbashi tha se burimi kryesor për blerjen e votave janë paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni qeveritar.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore theksoi se nëse ky problem nuk zgjidhet, rreziku është që reforma zgjedhore, edhe nëse do të ketë sukses, mund të mbetet ende në letër.

Bylykbashi tha se parakusht i suksesit të kësaj reforme është konsensusi i sinqertë mes palëve. “Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë reformës territoriale, pasojat e të cilës po bëhen gjithmonë e më të rënda për keqqeverisjen e qytetarëve. Reforma zgjedhore nuk duhët t’i ngjajë kurrë as reformës në drejtësi, ligjet e të cilës u miratuan në mënyrë të njëanshme dhe antikushtetuse. Këto janë modeli si nuk duhet bërë reforma zgjedhore”- tha Bylykbashi.

Për të reflektuar këto arsye, Partia Demokratike ka propozuar disa ndryshime në pikën 8 të draft rekomandimeve, ku flitet për reformën zgjedhore.

Nënkryetarja e Komisioni të Ekonomisë, Jorida Tabaku, vuri në dukje gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit se “korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem”. Ajo tha se të të dhënat e fundit zyrtare nga zyra e prokurimeve publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdrejt. Nga 9613 proçedura 3318 janë me negociim pa shpallje. Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë një personi të vetëm të lidhur me qeverinë.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë citoi strategjinë e zgjerimit, ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë tek klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsionit qeveritar.

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsionit”-u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare që përmendin korrupsionin si problemin kryesor.

“90% e bizneseve shqiptare, thotë Transparency International, kanë paguar një herë gjatë vitit të fundit pagesa korrupsioni në një zyrë shtetërore. Sistemi i shëndetësisë thotë raporti i Freedom House, është një nga sektorët ku korrupsioni është më i lartë, ku qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me pagesa nën dorë”-u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje e korrupsioni elektoral, siç përmendet në raportin e OSBE/ODIHR, është një nga format më të shëmtuara të korrupsionit që, si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe në Shqipëri, është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim – Asociimit, përfaqësuesit e  opozitës u përqëndruan tek përgjegjësia e kryeminsitrit Rama për çështjen e kanabisit. Ata sollën fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët.

“Kjo është një sfidë për Shqipërinë dhe njohja e problemit në kohë është e rëndësishme, jo siç ndodhi, duke e mohuar këtë situatë për vite të tëra.”- u shpreh Genc Pollo.

Ndërsa deputeti Aldo Bumçi iu referua 3 raporteve të EUROPOL-it Brenda viti 2017, që  thonë se Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Bumçi iu referua edhe raportit të Departamentit të Shtetit dhe tha se “kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i kryeministrit Rama”.

“Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi”- vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

Deputetët shqiptarë të padisiplinuar, eurodeputetja detyrohet t’i ndërpresë fjalën Vokshit dhe Shalsit

COMMENTS

error: Content is protected !!