Flash News

KRYESORE

Kokaina rekord në Durrës, reagon Fatmir Xhafaj: Super-aksion! Goditje trafikut ndërkombëtar

Kokaina rekord në Durrës, reagon Fatmir Xhafaj: Super-aksion! Goditje

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për sekuestrimin e 613 kg kokainë në portin e Durrësit, një sasi rekord e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Xhafaj thekson se ky super-aksion i Policisë së Shtetit tregon për goditjen e fortë që po merr trafiku ndërkombëtar i drogës dhe se ‘Forca e Ligjit’ po vepron. Ai paralajmëron detaje për aksionin në një konferencë për shtyp të policisë.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, shkruan Xhafaj.

613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, Krimet e Rënda: Politikanë të fuqishëm të përfshirë në rrjetin e krimit

Të fundit