Flash News

KRYESORE

Këto janë tre pikat në letrën e Ilir Metës që Ditmir Bushati duhet të përmbushë për të marrë plotfuqinë për negociatat me Greqinë

Presidenca e Shqipërisë ka bërë publike letrën që Ilir Meta i ka dërguar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për dhënien e plotfuqisë për zhvillimin e negociatave me Greqinë.

Presidenti Meta rendit tre pika që kërkesa e Bushatit nuk i ka përmbushur, të cilat janë domosdoshmëri Kushtetuese marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.

Sipas Metës, kërkesa e Bushatit nuk nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi, nuk ka informacione për grupin negociator të Shqipërisë dhe nuk sqarohet çështja e standardeve dhe metodologjisë të përdorshme për negocim.

Presidenti i Republikës kërkon më shumë informacione dhe sqarime nga ministri i Jashtëm për t’i dhënë autorizimin për negocimin e marrëveshjes së detit me Athinën.

Letra e plotë:

Të fundit