Flash News

KRYESORE

“Ia thyejmë këmbët edhe Tsipras”, reagon Athina zyrtare pas kërcënimit të Turqisë

“Ia thyejmë këmbët edhe Tsipras”, reagon Athina

Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut gjatë një emisioni në TRT, kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht).

 “T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, u shpreh Bulut në TRT.

Mirëpo pas kësoaj deklarate ka ardhur reagimi i Athinës zyrtare.

“Deklarata të tilla tëneveritshme që vijnë nga këshilltari i Presidentit turk janë të huaja për kulturën politike evropiane. Duke pasur parasysh pozicionin këto nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”- thuhet ne reagimin e Athinës zyrtare. Po ashtu, Ministria e Jashtme greke ka theksuar se statusi ligjor i Egjeut është i qartë dhe i garantuar me ligj ndërkombëtar.

Të fundit