Flash News

KRYESORE

Grabitja e tokave në Spille, Prokuroria jep detaje: Nën hetim 23 persona

Grabitja e tokave në Spille, Prokuroria jep detaje: Nën hetim 23

Prokuroria ka njoftuar se pas një hetimi shumëmujor të Prokurorisë së Kavajës u mundësua identifikimi i disa shtetasve të dyshuar si përgjegjës për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë vazhdoi me fazën e dytë të hetimit, pjesë e procedimit penal të regjistruar më parë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në lidhje me ndërtimet në zonën e plazhit të Spillesë. Këtij procedimi penal i janë bashkuar edhe 4 procedime të tjera për të njëjtin fakt penal.

Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë për:

Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Idlir Karkini, Biznesmen, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, masa e sigurimit e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, masa e sigurimit e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të fundit