Gjyqi kundër Shullazit, Berisha thirret për të dëshmuar - Politiko.al

Gjyqi kundër Shullazit, Berisha thirret për të dëshmuar

Gjyqi kundër Shullazit, Berisha thirret për të dëshmuar

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të jetë në seancën e ardhshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e avokatëve të Emiljano Shullazit që Berisha të dëshmojë sa i takon kërcënimeve ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve. Po ashtu në këtë gjyq pritet të japin dëshminë e tyre dhe Ardian Çipa dhe Marsida Musai. 

Seanca pritet të mbahet të martën e ardhshme.

COMMENTS

error: Content is protected !!