Gjykata Administrative e Durrësit rikthen punimet tek “Veliera”, Shoqëria Civile: Do e çojmë çështjen deri në Strasburg - Politiko.al

Gjykata Administrative e Durrësit rikthen punimet tek “Veliera”, Shoqëria Civile: Do e çojmë çështjen deri në Strasburg

Gjykata Administrative e Durrësit rikthen punimet tek “Veliera”, Shoqëria Civile: Do e çojmë çështjen deri në Strasburg

Çështja e “Velierës” së Durrësit nuk është harruar e  as ka mbetur pas, pasi pas 13 seancash gjyqësore, tashmë është marrë vendimi nga Gjykata Administrative e Durrësit. Gjykata ka vendosur për rifillimin e punimeve, por ka përjashtuar nga projekti vazhdimin e punimeve në zonën A, gjë që e ka bërë Shoqërinë Civile të ndihet e pakënaqur.

Vetë avokatja që ka përfaqësuar në gjyq interesat e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo u shpreh se “nuk jemi as vetë të qartë, nëse është fitore apo humbje, pasi është një vendim enigmatik.

“U pranua pjesërisht padia, u nxorr jashtë juridiksionit një pjesë e pikave të padisë që ne kishim, si shpërdorim detyre apo prishje e të mirës publike. U ndalua ndërtimi në zonën A, por ajo çka ne kërkuam që ky ndërtim është i paligjshëm nuk u shpreh. Pra kjo nuk është as mish as peshk”, tha avokatja Mirela Jorgo.

Por ata nuk kanë për ta lënë me kaq, pasi thonë se do ta ndjekin çështjen deri në Strasburg.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!