Ermal Meta mesazh për gazetarët shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë - Politiko.al

Ermal Meta mesazh për gazetarët shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë

Ermal Meta mesazh për gazetarët shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë

Këngëtari Ermal Meta ka reaguar për shkrimet e shumta që janë publikuar këto ditë për të në mediat shqiptare, të cilat janë fokusuar kryesisht te një histori e tij e fëmijërisë. Së fundmi, deklarata e Ermalit në një emision italian se “Doja të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë”, u interpretua në Shqipëri si mesazh për babain e tij, por këngëtari kërkon nga mediat që të jenë të sakta.

Ai thekson se në intervistën ku ka përdorur fjalën “bastard” nuk ka përmendur asnjë emër, ndaj gazetarët nuk duhet të spekulojnë lidhur me këtë çështje.

Në fund, Ermali falënderon median për vëmendjen dhe shpreson të mos lexojë më gjëra të tilla.

Reagimi:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta

Ermal Meta në ‘Wake Up’: “Jam shqiptar dhe krenar, nuk mund të fshihen rrënjët!” Ç’thotë për këngën e Eugent Bushpepës

Italia me Ermal Metën ngjitet në krye të preferencave të ndjekësve të ‘Eurovision’; Eugent Bushpepa bie në renditje

Ermal Meta flet për dy dashuritë e tij: Mami vetëm qante. Silvia ka luftuar me mua në gjithë këto vite

COMMENTS

error: Content is protected !!