Dikur mblidhte topa pas porte, sot luan në Champions Leage. Rrugëtimi i lojtarit të kombëtares shqiptare - Politiko.al

Dikur mblidhte topa pas porte, sot luan në Champions Leage. Rrugëtimi i lojtarit të kombëtares shqiptare

Dikur mblidhte topa pas porte, sot luan në Champions Leage. Rrugëtimi i lojtarit të kombëtares shqiptare

Gjaknxehtë dhe shumë i shpejtë në fushë, rrugëtimi i Taulant Xhakës ka nisur pas portave të fushave të blerta të Bazelit. Xhaka i aktivizuar me Baselin ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s para ndeshjes ndaj City-t.

Xhaka ka treguar në këtë intervistë se dikur mblidhte topa pas porte.

“Bashkë me vëllain tim, kemi luajtur për të gjitha ekipet junior që prej moshës 12 deri në 21 vjeçare deri kur na erdhi kërkesa për të luajtur në skuadrën e parë, të dyve, e cila na e bëri ëndrrën realitet, për të cilën jam shumë krenar. Gjithmonë i kemi dhënë njëri-tjetrit këshilla, dhe nëse diçka shkonte keq, ai ma thoshte troç, njëjtë siç bëja dhe unë. Mendoj se kjo na ka bashkuar goxha shumë. “Nisa si mbledhës topash. Ia kam dalë hap pas hapi dhe tani luaj në këtë stadium”, ka thënë Xhaka për UEFA.com.

Skuadra e lojtarit të kombëtares shqiptare luan sonte ndaj Manchester City-t.   

COMMENTS

error: Content is protected !!