Flash News

KRYESORE

Bushati në Kuvend: Prisja që Basha t’i kërkonte falje Federica Mogherinit, i tha baltë

Bushati në Kuvend: Prisja që Basha t’i kërkonte falje

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, që të kërkonte falje ndaj Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, pas publikimit të strategjisë për Ballkanin Perëndimor.

Bushati tha se Basha e konsideroi Mogherinin si pjesë të baltës, kur i referohej qeverisë shqiptare gjatë kohës që ishte në çadër.

“Nuk dëgjova vizionin që ka opozita shqiptare për politikën e jashtme. Unë prisja që sot opozita të vinte e gëzuar dhe të mbështeste qeverinë për strategjinë e BE-së. Prisja që Lulzim Basha t’i kërkonte falje Mogherinit të cilës i tha se baltë. Unë prisja që kur të flisnim për integrimin, t’i referoheshim strategjisë së zgjerimit. Këto janë fakte që janë shkruar në dokumente”, tha Bushati.

Të fundit