Beyonce e ashpër me aktoren: Hiqi duart nga burri im - Politiko.al

Beyonce e ashpër me aktoren: Hiqi duart nga burri im

Beyonce e ashpër me aktoren: Hiqi duart nga burri im

Nëse guxoni t`i afroheni Jay-Z, mendojeni dy herë pasi do përballeni me Beyonce “bishen”.

Tiffany Haddish, mikja më e re e Beyonce ka treguar për “Uncensored” me detaje momentin kur Beyonce ka paralajmëruar një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit.

Aktorja e preku Jay Z-në në kraharor dhe Beyonce mbajti menjëherë qëndrim, sikur donte t`i thoshte k*rve. Ajo iu afrua dhe i tha, ‘Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim’. Pastaj kishte nisur të thoshte disa gjëra të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, mbi të gjitha sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë sa donte t’i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin, shkruan People.

COMMENTS

error: Content is protected !!