Flash News

KRYESORE

Berlini del hapur kundër Juncker për anëtarësimin e Serbisë: Jo hyrje automatike me data të paracaktuara. Reagon presidenti

Berlini del hapur kundër Juncker për anëtarësimin e

Qeveria gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila prezantohet sot në Strasburg e që synon t'i japë shtysë integrimit të këtyre vendeve në BE.

Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që prezantohet të martën në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se "e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre". Seibert u shpreh se "nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Ndërkohë, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka reaguar pas deklaratës së qeverisë gjermane duke theksuar se viti 2025 nuk është përcaktuar për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, por është vendosur për t’i dhënë një dinamikë tjetër procesit integrues në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit