Flash News

KRYESORE

Athina i vjen në ndihmë Edi Ramës dhe ‘lëshon’ Sali Berishën: Marrëveshja e 2009-s për detin ishte e gabuar

Athina i vjen në ndihmë Edi Ramës dhe ‘lëshon’

Tashmë që kanë konfirmuar se do të fitojnë 12 milje hapësirë detare si rezultat i negociatave me qeverinë shqiptare, grekët po përpiqen t’i vinë në ndihmë Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit, të cilët po përballen me kritika të ashpra në Tiranë.

Ndërkohë, mediat në Athinë shkruajnë se qeveria greke ka pranuar se në marrëveshjen e bërë në 2009 në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, është përdorur “pjesërisht metodologji e gabuar”, sidomos përsa i përket llogaritjes së distancave nga gjiret detare.

 “Huffingtonpost” në versionin grek shkruan:

“Burime shumë të sigurta raportojnë se Greqia e Shqipëria kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për të përcaktuar Zonat ekskluzive ekonomike midis njera-tjetrës.

Këto burime raportojnë se në këtë marrëveshje pala greke pranon se deri më sot ndarja e kufirit detar për Zonat ekskluzive ekonomike është bërë, pjesërisht, me metodologji të gabuar, mendim që deri më tani e ka mbështetur pala shqiptare gjatë këtyre bisedimeve. Domethënë që pranohet se gjiret detare duhet të llogariten si “të mbyllyra”, në mënyrë që nga kjo vijë të llogaritet marrëveshja sipas parashikimeve të Paktit Detar.

Njëkohësisht pala shqiptare bie dakord përfundimisht që nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Ereikoussas, çka ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet greko-turke sa i përket përplasjes që kanë për ishullin Kastelorizo”.

Por ky qëndrim i ri është në kundërshtim me pozicionet e pak viteve më parë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili nuk ke ka quajtur asnjëherë të gabuar marrëvshjen e 2009-s, por përkundrazi, theksonte se ishte arritur bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

9 qershor 2016- Nikos Kotzias në ‘Top Story’: “Ne thamë që e kemi firmosur marrëveshjen dhe tani duhet ta zbatojmë atë dhe e kemi nënshkruar marrëveshjen në bazë të të drejtës ndërkombëtare sikundër e tha edhe ministri i Jashtëm, po thotë pala shqiptare, por sipas asamblese tonë kushtetuese një fakt i tillë nuk është i ligjshem. Ne i tregojmë palës shqiptare se e drejta ndërkombëtare është mbi të drejtën kushtetuese tuaj. Ndërkohë rikthehet pala shqiptare duke thënë, po ashtu është, por e drejta kushtetuese e jona është e drejtë e saktë për ne. Dhe kështu ne kemi një marrëveshje për 8 vite radhazi dhe shikojmë njëri-tjetrin në sy, por gjithsesi diçka duhet të bëjmë. Ka zgjidhje qoftë teknike, qoftë juridike, të cilat duhet të respektojnë interesat, por edhe konceptet e të dyja palëve.”

Kjo është vetëm një nga deklaratat e Kotzias për çështjen e detit, por nuk mungojnë as qëndrimet ku ai citon ish-kryeministrin Berisha se marrëveshja e 2009-s u rrëzua për shkak të ndërhyrjes së Turqisë. Gjithsesi, kundërshtimi që Berisha po i bën marrëveshjes së arritur së fundmi, ka ndryshuar edhe kursin në Athinë.

Të fundit