Flash News

KRYESORE

Zbulohen eshtrat e para në Dragot, por i përkasin ushtarëve grekë apo italianë? Tabela ngre dyshime

Janë zbuluar eshtrat e para në fshatin Dragot të Tepelenës, ku kanë filluar gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Por tabela që ka mbajtur ushtari, eshtrat e të cilit janë zbuluar sot, ngre dyshime për kombësinë e tij. Numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italiasht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”( Grada më e ulët, e cila i jepet atij që komandon një skuadër). Ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali, por që nuk mungojnë as rastet e përdorimit në Greqi, raporton Politiko.al.

Sipas Report Tv, që ka publikuar fotot, eshtrat i përkasin një ushtari grek i identifikuar nga medalioni dhe numri, por nuk sqarohet pse janë përdorur shkronja latine dhe përse grada e ushtarit është shkruajtur në italisht.

Takimi Rama-Tsipras më herët nga sa pritej, takohen këtë javë në Zvicër

Të fundit