U kap me marijuanë, dënohet boksieri i njohur - Politiko.al

U kap me marijuanë, dënohet boksieri i njohur

U kap me marijuanë, dënohet boksieri i njohur

Boksieri Deontay Wilder i cili u kap nga policia me marijuanë u dënua dhe me 60 orë shërbim. Gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për 2 vitet e ardhshme.

Në qershor, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj. Pas kontrolleve të imtësishme nga punonjësit e policisë në automjetin u gjet dhe lëndë narkotike.

Ky dënim është një goditje për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!