Flash News

KRYESORE

Turqia zgjeron influencën në veri të Ballkanit; Vuçiç pranon rolin e Erdoganit në Bosnje

Ndikimi i Turqisë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri është padiskutueshëm, ndërkohë që ky shtet po zgjeron influencën edhe më në veri të rajonit. Ditën e sotme, në Ankara, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka pritur në një takim të përbashkët presidentët e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, Aleksandar Vuçiç dhe Bakir Izetbegoviç.

Qëllimi i këtij takimi sipas Vuçiç, ishte diskutimi i politikës së Turqisë në rajon dhe përmirësimi i marrëdhënieve të Beogradit me Sarajevën. Me këtë takim, Serbia ka pranuar rolin e Turqisë si një aktor kryesor në Bosnje-Hercegovinë.

Mediat serbe raportojnë se Erdogan do të kërkojë nga presidenti i myslimanëve të Bosnjes, Izetbegoviç, që të ndryshojë politikën agresive ndaj Beogradit dhe pranojë bashkëpunimin. Ambicia turke është ndërtimi i një autostrade që do të lidhë Serbinë me Bosnjen, po që deri më tani nuk është realizuar.

Bakir Izetbegoviç ka kritikuar gjithnjë politikën e Serbisë ndaj Sarajevës dhe së fundmi është përfshirë në përplasje me liderin e serbëve të Bosnjes, Miloard Dodik, i cili kërkon më shumë pavarësi për rajonin që drejtohet prej tij.

Të fundit