Sonila Meço i ‘bën qejfin’ Top Channel, flet për rikthimin e saj në TV - Politiko.al

Sonila Meço i ‘bën qejfin’ Top Channel, flet për rikthimin e saj në TV

Sonila Meço i ‘bën qejfin’ Top Channel, flet për rikthimin e saj në TV

Pak ditë më parë në media u raportua se Sonila Meço do të rikthehej sërish në ekran. Top Channel ishte media ku Meço do të shfaqej pas një kohe të gjatë mungese në televizion.

Sonila Meço reagoi sot për herë të parë ndaj këtyre lajmeve por ajo që bie në sy është se gazetarja nuk e konfirmon një lajm të tillë.

Në rrjetin social Facebook Meço thotë se kulmi profesional për një gazetar arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend, duke ju referuar Top Channel. Gazetarja e mbyll reagimin e saj duke thënë se rikthimi në media kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.

Postimi i plotë i Sonila Meços

Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.

Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.

COMMENTS

error: Content is protected !!