Flash News

KRYESORE

Situatë e acaruar mes anëtarëve të PS e PDIU në Dibër, çfarë tha Reme Lala në Kuvend për kryebashkiakun Muharrem Rama

Mandati i PDIU-së në Dibër me në krye Reme Lalën, është shoqëruar me debate të shpeshta mes anëtarëve të PDIU-së dhe të PS-së.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se sherri i sotëm në bashkinë e Peshkopisë mes anëtarëve të dy forcave politike nuk është i vetmi.

Pakënaqësinë ndaj drejtimit të Muharrem Ramës, i cili u vendos në krye të bashkisë pas skandalit të Shukri Xhelilit, i shprehu dhe deputetja e PDIU-së Reme Lala, gjatë fjalës së saj javë më parë në Kuvend.

Lala u shpreh se bashkia e Dibrës është inegzistente, pasi kryetari i bashkisë shkon gjithmonë me vonesë në punë, pasi të ketë pirë 5 dopio raki.

Pjesë nga fjala e deputetes së PDIU-së Reme Lalës në Kuvend me 2 nëntor:

“Ato pak shkresa që firmosen, që janë në interesat e kryetarit e rrethit të ngushtë shoqëror të tij, janë të njollosura me yndyrë qoftesh dhe të lagura nga rakia, sepse firmosen nëper qepabtore. Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush më në Dibër, se është në shërbim vetem të bizneseve të veta.

-Unë do iu jap fakte z. kryeministër dhe do t’ju lutesha të ndërhynit me urgjencë.

Kryetari i bashkisë me familjaret e vet kanë dy farmaci në Diber, që renditen ndër të parat në Shqipëri për vlerat më të mëdhaja të rimbursimit në të gjithë Shqipërine, dhë pikërishht kjo ka qenë dhe arsyeja që zoti kryetar nuk ka lejuar të ushtrohet kontrolli nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Kryetari thote se i kemi lidhjet në Tiranë, e në qofte se nuk janë të vërteta këto lidhje të urdhëroni një kontroll sot, jo t’iu shkojë një grup për të rregulluar letrat e pastaj të bëhet kontrolli.

Kryetari i bashkisë Dibër me vëllezerit e tij ka kazinonë në mes të qytetit, pa asnjë dokumentacion përkatës. Në qoftë se nuk ka lidhje në Tiranë siç thotë K.B, i bëj thirrje Ministrit Xhafaj që të dërgojë tani një inspektor policie të bëjë verifikimin në vend, po ta bëjë tani, sot jo pasi ta lajmerojne e kazinoja të dalë dyqan patatesh.

-Për fatkeqesinë e dibranëve, kazinoja, faramacite, vila me lokalin e kryetarit të bashkisë, ndodhen në krah të pedonales, dhe e dini çka ndodhur? Eshtë devijuar projekti i pedonales për t’u shërbyer bizneseve të kryetarit apo miqve të tij. Aty ku ka pasur shkallë është bërë rruge, aty ku kishte peme sërish rruge, pedonalja është kthyer në një vend ku dibranët mësojne makinën!

Në të gjithe bashkite e vendit, kam pare e degjuar se kryebashkiaket kerkojne terrene per te ndertuar shkolla. Kurse ne Peshkopi me urdher te kryetarit te bashkise, prishet gjimnazi, per te bere zyrat e veta kryetari. Ketu afera eshte shume e ulet dhe me vjen shume turp te them se pse po behet.

-Në Dibër është vjedhur gjithçka. Po iu tregoj një rast konkret që vështirë të besohet por është e vërtete. Skema është e tmerrshme e këtu ka vend të bëjë hetime dhe prokuroria. Për arsye kursimi asistencat nuk kalojnë në bankë, por nga posta ku rritet mundësia për të vjedhur. Punonjësit e bashkisë dhe të postës firmosin në emër të invalidëve, në emër të njerëzve që marrin asistencën të cilët kanë një afat 10 ditor për ta tërhequr këtë asistencë. Këta punonjës i sorollasin me qëllim qytetarët duke bërë teë mundur që të mbarojë ky afat 10 ditor, e kështu paratë shkojnë në xhepat e një grupi të vogël njerëzish. Prokuroria të hetojë në xhepat e kujt shkojne parate e invalideve, njerezve qe marrin asistencat apo pensionet?

Në Dibër po vidhet gjithçka, po të pakten mos u vidhet dinjiteti dibranëve.

Emërimet në punë mos i bëjnë bodyguardët e udhëheqësve politikë,sekretaret a këshilltaret e tyre. Do t’ju lutesha z.Kryeministër t’i lëmë në një anë militantët e partive të kujtdo qofshin ato, e të kërkojmë njerëzit e aftë, punëdashës që të rregullohen institucionet dhe administrata në Dibër. Se në Diber ka dhe të PS, dhe të PD dhe të LSI dhe të PDIU dhe punonjësit nuk do t’i marrim as në Shkup as në Prishtine.

Çfarë tha Muharrem Rama për sherrin e sotëm:

“Rreth orës 9 kanë ardhur rreth 30 veta, përfaqësues të PDIU kryesisht me në krye nënkryetarin Olti Cami dhe disa punonjës të punësuar nga PDIU në kohën që s’kam qenë unë kryetar me një performancë shumë të dobët në punë dhe ne si bashki duhet të ngremë performancën.

 Janë dhunuar zyrat e bashkisë nga përfaqësues të PDIU-së. Janë 4 të lënduar që kanë shkuar në spital, me mjete të forta janë dëmtuar. Kanë disa plagë në kokë që janë dëmtuar me mjete të forta, me shkopa bejsbolli e shufra hekuri. Sigurisht ne do ndjekim vetëm anën ligjore”. /Politiko.al/ 

 

Të fundit