Flash News

KRYESORE

Më shumë se 2 javë larg nga protesta, mediat e huaja fillojnë t’i kushtojnë vëmendje: “Shqiptarët do protestojnë kundër shtetit të drogës”

Ndonëse jemi më shumë se dy javë larg nga protesta e opozitës, më 27 janar, mediat e huaja kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Shqipëri.

“Independent Balkan News Agency” (IBNA) pasqyron fjalët e kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili bën thirrje për bashkimin e shqiptarëve kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e drogën, si dhe dhënien fund të krizës ekonomike.

Edhe media e rëndësishme bullgare, ‘Novinite’ ka publikuar një artikull me titull “Shqiptarët do protestojnë kundër shtetit të drogës”, ku ndër të tjera shkruhet se opozita do të organizojë një protestë masive kundër varfërisë, krizës ekonomike dhe problemeve në sistemin e drejtësisë.

Interesi në Bullgari për zhvillimet në Shqipëri është rritur ndjeshëm pasi vendi ballkanik mori drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian më 1 janar të këtij viti. Për gjashtë muaj, Sofia do të ketë një rol vendimtarë në avancimin e Ballkanit Perëndimor në proceset integruse.

Të fundit