Flash News

KRYESORE

Shqiptarët, të refuzuarit në Europë. Irlanda nuk na pranon për shkak të azilkërkuesve

Gjendja e vështirë ekonomike që i shtyn shqiptarët të emigrojnë në masë dhe të kërkojnë azil në shtetet e Bashkimit Europian, ka krijuar një perceptim të keq për këdo që mban pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

408 shtetasve të Shqipërisë u është mohuar hyrja në territorin e Republikës së Irlandës përgjatë vitit 2016. Shqiptarët renditen të dytët, pas brazilianëve, për numrin më të lartë të refuzimeve nga autoritetet irlandeze.

Numri i shqiptarëve që nuk janë lejuar të shkelin në tokën e Irlandës ka pësuar rritje domethënëse nga një vit më parë, kur refuzimet ishin 338.

Shumica e personave që kthehen mbrapa janë meshkuj.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë arsye pse refuzohen kaq shumë shqiptarë të hyjnë në Irlandë, por mediat raportojnë se autoritetet i frikësohen një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria, por edhe fakti se shumë emigrantë e përdorin këtë shtet si urë për të kaluar në Britaninë e Madhe, ku destinacioni final mbetet Londra.

Të fundit