Shehaj mbështet propozimin e ambasadorit Lu: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën - Politiko.al

Shehaj mbështet propozimin e ambasadorit Lu: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Shehaj mbështet propozimin e ambasadorit Lu: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj shprehet dakort me propozimi e ambasadorit amerikan Donald Lu që prokurorë të FBI-së të hetojnë Saimir Tahirin.

Në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se është shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu teksa shton se e sheh të domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim.  

“Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë?

Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij”, shkruan deputeti Shehaj.

COMMENTS

error: Content is protected !!