Sfida që Ilir Meta po i bën Edi Ramës në politikën e jashtme, kërkon aleanca me ‘të padëshiruarit’ e kryeministrit - Politiko.al

Sfida që Ilir Meta po i bën Edi Ramës në politikën e jashtme, kërkon aleanca me ‘të padëshiruarit’ e kryeministrit

Sfida që Ilir Meta po i bën Edi Ramës në politikën e jashtme, kërkon aleanca me ‘të padëshiruarit’ e kryeministrit

Ilir Meta është presidenti i parë pas shumë të tjerëve që po zhvillon një politikë të jashtme me diferenca të mëdha nga ajo e qeverisë.

Meta ka qenë i pranishëm sot në Kroaci ku është pritur nga homologia Kolinda Grabar-Kitaroviç. Gjatë takimit, Meta është shprehur se: “Ka ardhur koha që marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.”

Ndonëse Shqipëria dhe Kroacia janë të dyja anëtare të NATO-s dhe Zagrebi ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për procesin e integrimit në BE dhe pavarësinë e Kosovës, gjatë 5 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, marrëdhëniet me këtë shtet nuk kanë njohur as një zhvillim pozitiv.

Rama nuk është pritur ende në asnjë takim zyrtar nga homologët e tij kroat, çka tregon për një ngërç në marrëdhëniet me Zagrebin. Ndërkohë që ish-presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë zhvilluar disa herë takime me homologët e tyre kroatë.

Shkak për këtë hezitim të Zagrebit për t’u afruar me Ramën shihen marrëdhëniet e afërta që ky i fundit ka me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Por nuk është vetëm Kroacia ku Meta ka sfiduar Ramën në politikën e jashtme. Presidenti zhvilloi pak muaj më parë një vizitë në Maqedoni, ku u prit nga presidenti Gjeorge Ivanov, kritik i madh i kryeministrit shqiptar.

Raste të tjera kanë qenë letra që presidenti i dërgoi homologut amerikan, Donald Trump, për votimin në OKB, apo afrimi me Athinën nëpërmjet dhënies së nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos.

COMMENTS

error: Content is protected !!