Ruçi pret ambasadorin rus dhe fsheh përmbajtjen e takimit, por i zbulon diplomati i Putinit (Foto) - Politiko.al

Ruçi pret ambasadorin rus dhe fsheh përmbajtjen e takimit, por i zbulon diplomati i Putinit (Foto)

Ruçi pret ambasadorin rus dhe fsheh përmbajtjen e takimit, por i zbulon diplomati i Putinit (Foto)

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka pritur dje në zyrën e tij ambasadorin e Rusisë në Shqipëri Aleksander Karpushin.

Edhe pse e ka njoftuar vetëm sot realizimin e këtij takimi, duke publikuar në uebsajtin zyrtar të parlamenti një foto nga takimi, Ruçi nuk ka dhënë ansjë detaj lidhur me bisedën mes tij dhe diplomatit rus, sikurse mund të shihet edhe nga fotot e mëposhtme.

Por ndërkohë që tempulli i demokracisë, parlamenti i Shqipërisë, është treguar hermetik dhe jo-transparent, kjo transparencë si për iorni të fatit ka ardhur nga amabsada e Putinit autoritar, që ka fare pak të përbashkëta me demokracinë llogaridhënien dhe transparencën.

Në një njoftim të ambasadës ruse thuhet se “Ambasadori Karpushin u prit dje në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi. Gjatë bisedës u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri, me theks të veçantë tek zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve ndërparlamentare”.

COMMENTS

error: Content is protected !!