Raporti i 2018, pasaportat e Shqipërisë dhe Kosovës më pak të fuqishmet në rajon (Lista) - Politiko.al

Raporti i 2018, pasaportat e Shqipërisë dhe Kosovës më pak të fuqishmet në rajon (Lista)

Raporti i 2018, pasaportat e Shqipërisë dhe Kosovës më pak të fuqishmet në rajon (Lista)

Nëse ke një pasaport të Republikës së Shqipërisë mundësitë për të udhëtuar në botë janë të vogla. Fatmirësisht, liberalizimi i viza me Bashkimin Europian na ka ndihmuar të qarkullojmë lirshëm në kontinentin tonë, në të kundërt do të vuanim të njëjtin izolim si shqiptarët e Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë lirshëm vetëm në 38 shtete dhe territore në të gjithë botën.

Sipas raportit të vitit 2018 të ‘Henley’, pasaporta e Shqipërisë renditet si e 52-ta në botë sa i përket fuqisë. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në 100 shtete, megjithatë, raporti ka nevojë për korrigjime pasi aty janë listuar Japonia dhe Koreja e Jugut si vende ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, çka do të thotë se numri i shteteve ku pasaporta shqiptare ka akses pa nevojnë e një vize është 98. Ndërkohë, janë 127 shtete dhe territore të tjera që kërkojnë viza për qytetarët shqiptarë.

Situata e Kosovës është edhe më dëshpëruese, pasi pasaporta e saj renditet në vendin e 96 dhe ka fuqi për të lëvizur lirshëm vetëm në 38 shtete, shumica e tyre ndodhen në Karaibe apo Afrikë, destinacione ku kosovarëve nuk u bie rruga shpesh.

Në Europë, shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza vetëm në vendet fqinje, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi.

Europa Juglindore

Sa i përket vendeve të rajonit, pasaporta më e fuqishme është ajo e Greqisë, e renditur në vend të shtatë, me 171 vende ku mund të udhëtohet pa vizë, e ndjekur nga Sllovenia në vend të 11 me 167 vende, Bullgaria dhe Rumania në vend të 20 me 156 vende dhe Kroacia në vend të 21 me 155 vende.

Ballkani Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor është Serbia që ka pasaportën më të fuqishme, e renditur në vendin e 41, me 119 vende ku shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza. Maqedonia ndodhet në vendin e 46 me 112 vende, Mali i Zi në vendin e 48 me 110 shtete dhe Bosnje-Hercegovina në vendin e 51, me 105 vende, 7 më shumë se Shqipëria.

Pasaporta më fuqishme

Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Gjermanisë. E renditur e para, nëse ke këtë pasaportë mund të udhëtosh lirshëm në 177 shtete dhe territore. Në vend të dytë renditet Singapori dhe në vend të tretë disa shtete: Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe.

Pasaporta e SHBA-së renditet në vend të pestë, me 173 shtete ku mund të udhëtohet pa viza.

Pasaporta më e pafuqishme

Së bashku me pasaportën e Kosovës, në fund të listës renditen shtete si Libani, Libia, Somalia dhe Iraku. Shteti që ka pashaportën më pak të fuqishme në botë është Afganistani, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 24 shtete dhe territore./Politiko.al

Lista:

1 Germany –  177 shtete

2 Singapore – 176

3 Denmark – 175

Finland

France

Italy

Japan

Norway

Sëeden

United Kingdom

4 Austria – 174

Belgium

Luxembourg

Netherlands

Spain

Switzerland

5 Ireland – 173

Portugal

South Korea

United States

6 Canada – 172

7 Australia – 171

Greece

New Zealand

8 Czech Republic – 170

Iceland

9 Malta – 169

10 Hungary – 168

11 Sllovenia – 167

18 Argentina – 158

Brazil

20 Bulgaria – 156

Romania

21 Croatia – 155

25 Mexico – 144

41 Serbia – 119

46 Colombia – 112

Macedonia (FRYOM)

Marshall Islands

Tuvalu

48 Moldova – 110

Montenegro

Russian Federation

50 Micronesia -107

Turkey

51 Bosnia and Herzegovina -105

52 Albania – 100 (Pa Japoninë dhe Korenë e Jugut, Shqipëria renditet në vendin 54)

South Africa

75 China – 60

96 Bangladesh – 38

Iran

Kosovo

Lebanon

100 Somalia – 32

101 Pakistan – 30

102 Syria – 28

103 Iraq – 27

104 Afghanistan – 24

 

COMMENTS

error: Content is protected !!