Flash News

KRYESORE

Rama i bën thirrje nga Asambleja e PS, Basha jashtë Tiranës dhe i rrethuar nga dhjetëra njerëz

Në kohën kur kryeministri Edi Rama i bënte thirrje për të bashkëpunuar për hapjen e negociatave dhe nga ana tjetër e akuzonte si kundërshtar të reformës në drejtësi, Lulzim Basha ndodhej jashtë i Tiranës, i rrethuar nga dhjetëra simpantizantë.

Kryedemokrati ndodhet në qytetin e Fierit, ku po merr pjesë në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

“PD është aleanca e vlerave më të mira të shqiptarëve. PD ka bërë sakrifica këto 27 vjet dhe i tillë ishte viti 2017. Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, sepse interesi ynë nuk është pushteti, por interesi i vendit dhe çdo qytetari”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Basha përmendi edhe mbrojtjen që Rama i ka dhënë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që një i ri vrau veten në burg për vetëm 1 cigare hashash.

“Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjeçar, vari veten në burg, një vit më parë, për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjeçarin që ndërpreu jetën për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin”, ka thënë kreu i opozitës.

Erdhi janari. Një grup të rinjsh i tregojnë Lu-së ‘peshqit e mëdhenj’

Të fundit