Flash News

KRYESORE

PS dhe LSI bashkojnë votat në KQZ, Prokurorisë i kthehet kërkesa për heqjen e mandatit të Rehovicës

PS dhe LSI u bashkuan për herë të parë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesit e dy partive bashkuan votat për t’i kthyer Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Gledion Rehovica.

Dy anëtarët e PD, Klement Zguri dhe Vera Shtjefni votuan kundër propozimit të anëtarit të LSI në Komision, Gëzim Veleshnja, për të kthyer kërkesën, ndërkohë që anëtari tjetër demokrat, Hysen Osmanaj, nuk mori pjesë në mbledhje.

PS dhe LSI kërkojnë më shumë argumenta nga Prokuroria për vendimin për t’i hequr mandatin deputetit Rehovica.

Lëvizja e LSI për mbrojtjen e mandatit të Rehovicës, anëtari në KQZ kërkon kthimin kërkesën në Prokurori: Kemi nevojë për sqarime

Të fundit