Flash News

KRYESORE

Propozimi PD-LSI për kryeprokuror me vetting dhe shumicë votash, Ambasada e SHBA del kundër: Ligji është i qartë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk e ka mbështetur propozimin e partive opozitare për ndryshimin e Kushtetutës sa i përket ligjit për Prokurorinë. PD dhe LSI kërkuan ndryshimin e ligjit për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 3/5 e votave të Kuvendit dhe pasi të ketë kaluar procesin e vetting-ut, ndryshe nga sa ndodhi me Arta Markun e cila u zgjodh në krye të institucionit të rëndësishëm pa vetting dhe vetëm me votat e mazhorancës.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë Parlamentit”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Ditën e djeshme, ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila për këtë çështje iu drejtua me anë të një letre Ambasadave të SHBA dhe BE.

Kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë propozimin e opozitës, duke u kërkuar që të marrin fillimisht “lejen” nga SHBA dhe BE për këto ndryshime, të cilat në një vend normal duhet të ishin ekskluzivitet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit