Përmbyset autobusi në autostradë, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur - Politiko.al

Përmbyset autobusi në autostradë, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur

Përmbyset autobusi në autostradë, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në krahinën juglindore të Şırnak-ut në Turqi ku të paktën 9 persona kanë gjetur vdekjen dhe 38 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një autobus ka dalë nga rruga.

Gazeta turke “Hyrriet” shkruan se  autobusi mbante turmenë të Irakut, të cilët kishin ikur nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta për në Turqi, ndërsa tani po ktheheshin në vendin e tyre. Midis 9 pasagjerëve të vdekur, tre ishin fëmijë.

Autobusi njoftohet se ra në autostradën Silopi-Habur.

Ekipet e shërbimit emergjent u dërguan në zonë dhe udhëtarët e plagosur u dërguan në spitalet shtetërore Silopi dhe Cizre për trajtim.

COMMENTS

error: Content is protected !!