Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfundon takimi Rama-Tsipras në Davos, diskutime për çështje dypalëshe dhe rajonale
Ka përfunduar në Davos të Zvicrës takimi midis dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Ashtu siç është raportuar më herët, tema qëndrore të diskutimit kanë qenë çështjet dypalëshe dhe marrëveshjet paraprake të arritura në Korçë midis ministrave të Jashtëm.
Rama në ‘Facebook’ për takimin: Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.
Në takim raportohet të jenë diskutuar edhe çështje rajonale.
Pjesë e tryezës kanë qenë edhe ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, ndërkohë që më shumë detaje nga bisedimet pritet të zbardhen në vijim.
Të tjera nga DAVOS:
Forumi i Davos, Thaçi dhe Vuçiç zhvillojnë takim kokë më kokë: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi
Mesazhi i Kinës për botën nuk ka qenë kurrë më i qartë: Zgjidhni. Ose me ne ose me SHBA
Angela Merkel në Davos: Politika e jashtme e BE-së duhet të unifikohet
Detaje nga takimi Rama-Tsipras, dosja e çështjës çame nuk u hap në tavolinë