Messi rinovon kontratën me Barcelonën, shuma stratosferike që do përfitojë - Politiko.al

Messi rinovon kontratën me Barcelonën, shuma stratosferike që do përfitojë

Messi rinovon kontratën me Barcelonën, shuma stratosferike që do përfitojë

Lionel Messi është gati të firmos rinovimin e kontratës me Barcelonën. Por ajo që tërheq më tepër vëmendje është shuma që ai pritet të përfitojë nga kontrata e re.

Sipas “Football Leaks”, me kontratën e re argjentinasi fiton plot 100 milionë euro bruto në sezon. Në këtë mënyrë Messi merr 50 milionë neto, më shumë se dyfishi i Cristiano Ronaldos. Me kontratën e re Barcelona do të paguajë më shumë se 400 milionë euro në 4 sezonet e ardhshme sulmuesin argjentinas.

Por, nuk mbaron me kaq. Messi mund të shtojë rrogën e tij nëse luan 60% të ndeshjeve (1.9 milionë euro më shumë) dhe nëse fiton Champions League (12 milionë euro më shumë).

COMMENTS

error: Content is protected !!