Flash News

KRYESORE

Lëvizjet e fundit, si po krijon ‘Top Channel’ grupin e gazetarëve opozitarë me pushtetin dhe goditja që po u jep rivalëve

Në mbyllje të 2017-s, Vjollca Hoxha paralajmëroi se ‘Top Channel’ do të jetë përballë pushtetit për t’i shërbyer të vërtetës dhe lëvizjet e fundit tregojnë se po ecet në këtë drejtim.

Televizioni më i madh në vend është duke krijuar një grup me gazetarë që janë në opozitë me pushtetin dhe përballen me të për të pasqyruar sa më mirë të vërtetat te publiku.

Pas kalimit të Endri Xhafos te ‘Top Channel’ dhe emërimit të përkohshëm në drejtimin e Departamentit të Informacionit, dy lëvizje të tjera të mëdha do të zyrtarizohen brenda pak ditësh.

Ashtu siç Politiko.al ka raportuar mbrëmjen e djeshme, gazetarja Sonila Meço po përgatitet për një rikthim të dyfishtë. Pas një largimi të gjatë nga televizioni, me mbylljen e ‘Agon Channel’, Meço ka vijuar të jetë aktive nëpërmjet komenteve në gazeta, televizione dhe rrjetet sociale, duke mos kursyer kritikat ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama po drejton vendin. Për Sonila Meçon ky është edhe një rikthim në Top Channel, pjesë e të cilit ishte kur u themelua si televizion.

 Drejtuesit e ‘TCH’ nuk janë mjaftuar me këto lëvizje, por kanë tërhequr drejt vetes edhe Ylli Rakipin me emisionin e tij ‘Të Paekspozuarit’. Rakipi nuk e ka fshehur asnjëherë pakënaqësinë me qeverinë e Ramës, ndërsa me këtë të fundit është përballur ashpër kur e ka patur të ftuar në studio.

Ndërkohë që dje është raportuar edhe për kalimin e Indrit Marakut nga ‘Abc News’ te Top Channel, duke ndjekur kolegen e tij Merita Haklaj.

Por këto lëvizje të ‘Top Channel’ nuk janë një paralajmërim vetëm për qeverinë e Ramës, por edhe një goditje për televizionet rivale si ‘News 24’ dhe ‘Abc News’, të cilat shohin se si po humbasin disa nga gazetarët e tyre më të mirë.

Të fundit