Flash News

KRYESORE

Kandidatët për anëtarë të KLP-së, Arta Marku dhe Dritan Rreshka tërhiqen nga gara

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Makru është tërhequr nga gara për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në të cilin kandidoi në periudhën që ishte në krye të prokurorisë së Shkodrës.

 Pas këtij vendimi të zonjës Marku ka ardhur dhe kërkesa e Dritan Rreshkës për largimin nga kjo garë, i cili prej 4 ditësh është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Aktualisht në Garën për anëtar në KLP janë vetëm 17 prokurorë nga të cilët do të zgjidhen 6 e më pas do të bashkohen më 5 anëtarë të tjerë të cilët do të jenë nga jashtë sistemit të Prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga të cilët përbëhet KLP-ja.

Po ashtu Report Tv ka mësuar se një ndër arsyet e dorëheqjes si kandidatë për t’u bërë anëtar të KLP-s për zonjën Marku dhe z.Rreshka ka qenë dhe kufizimi ligjor që pengon prokurorin e përgjithshëm apo drejtuesin e një prokurori rrethi të kandidojë për KLP.

Të fundit