Ismail Kadare fiton çmimin prestigjoz në Itali - Politiko.al

Ismail Kadare fiton çmimin prestigjoz në Itali

Ismail Kadare fiton çmimin prestigjoz në Itali

Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar çmimin prestigjoz në Udine të Italisë. Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

 Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz Nonino për vitin 2018, edicioni i 43 i këtij evenimenti që promovohet nga distileritë e Perkotos në Udine dhe që i shkon personazheve të mëdhenj të kulturës me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul.
«Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij. Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha” – shkruhet në vlerësimin e jurisë. Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë Nonino Di Ronchi në Perkoto, në Udine, më 27 janar.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!