Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi ndez i relaksuar puron para punimeve të Asamblesë, shoqërohet nga ‘trashëgimtari’

Gramoz Ruçi është shfaqur tejet e i reklaruar përpara fillimit të punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Ngjitja në postin e kreut të Kuvendit, i ka dhënë Ruçit një tjetër peshë brenda partisë, pasi së bashku me Taulant Ballën dhe Edi Ramën, marrin të gjitha vendimet politike të mazhorancës.

I ulur fillimisht në një tavolinë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ruçi ka ndezur një puro gjatë kohës që priste nisjen e mbledhjes.

Kjo dyshe e fortë e socialistëve është pikasur menjëherë nga ‘trashëgimtari politik’ i Edi Ramës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka nxituar t’u ulet në tavolinë.

Taulant Balla zbulon në fund të mbledhjes tradhtarin brenda PS: Vangjush, ka rregulla partia; do marrim masa

Politikani opozitar ndjek Ramën ‘live’, por titrat e televizionit e shkëpusin nga imagjinata e kryeministrit dhe e kthejnë në realitet

Të fundit