Foto/ Stolat vjenezë në Sheshin Skënderbej rrezikojnë të dalin jashtë funksionit - Politiko.al

Foto/ Stolat vjenezë në Sheshin Skënderbej rrezikojnë të dalin jashtë funksionit

Foto/ Stolat vjenezë në Sheshin Skënderbej rrezikojnë të dalin jashtë funksionit

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot disa stola shumëngjyrësh në Sheshin Skënderbej, dhuratë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank. Në vendosjen e 41 stolave vjenezë mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bashkia thotë se ata i japin “më shumë jetë e hijeshi sheshit më të madh të të gjithë shqiptarëve, por edhe mundësi për t’u çlodhur frekuentuesve të tij”.

Por duket pak e paqartë se ku do të mund të realaksohen frekuenuesit dhe pushuesit e sheshit.

Në fakt, vendosja e stolave në zonat qëndrore të sheshit, ku nuk ka asnjë pemë dhe asnjë strehë, e bën të pamundur qëndrimin në to, gjatë stinës së verës ku temperaturat i kalojnë 40 gradët ditën. Dhe gjithashtu në stola nuk mund të qëndrohet as në kohë reshjesh të shirave.

Pra funksionaliteti, i këtyre stolave duket se do të jetë i kufizuar.

Ata do të mund të përdoren vetëm në stinë të buta si pranvera dhe vjeshta, gjithnjë nëse dielli nuk do të ndizet më shpejt se zakonisht dhe nëse nuk do të ketë shira të papritur.

Në verë ata do mund të përdoren vetëm natën, në pozicionet ku ndodhen, për shkak të vapës. Ndërsa në dimër, janë tërësisht jofunksionalë, për shkak të të ftohtit dhe shirave apo borës së mundshme.

Veliaj shkruante sot se “Shumë shpejt, opera në natyrë dhe një sërë aktivitetesh për vitin e Skënderbeut”.

Gjithnjë nëse moti do ta lejojë uljen në stola.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!